Faqja mund të përdorë një teknologji të quajtur "skedarë gjurmues". Skedarët gjurmues janë skedarë të vegjël me tekst, të cilët përmbajnë informacion që ruhet në kompjuterin tuaj nga faqja e internetit që keni vizituar. Ata përdoren për të ndihmuar funksionet e mëtejshme të faqes dhe për të na ndihmuar të analizojmë përdorimin e faqes. Ka dy lloje skedarësh gjurmues:
Skedar i qëndrueshëm gjurmues: Ky lloj skedari gjurmues përdoret për "të mbajtur mend" informacione si emri dhe fjalëkalimi juaj, dhe ruhet për një periudhë të caktuar ose në kompjuterin tuaj, për sa kohë që vendosni të mos "dilni" nga ky shërbim pajtimi. Nëse nuk e përdorni funksionin "Mos më kërko emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin në të ardhmen", skedarë të tillë gjurmues nuk ruhen kurrë në kompjuterin tuaj.
Skedar i përkohshëm gjurmues: Ky lloj skedari gjurmues përdoret për t'u informuar, për shembull, se cilën gjuhë keni zgjedhur në faqen e internetit. Gjatë kohës që vizitoni një faqe, skedarë të tillë gjurmues ruhen përkohësisht në kujtesën e kompjuterit tuaj. Një skedar i përkohshëm gjurmues nuk ruhet për kohë të gjatë në kompjuter tuaj dhe zakonisht zhduket kur mbyllni shfletuesin e internetit. Me përdorimin e skedarëve të tillë gjurmues, "Husqvarna" shpreson të fokusojë më mirë informacionin përkatës për vizitorët tanë.
Ne i ndajë skedarët gjurmues (Cookies) në kategoritë e mëposhtme:
- Funksionimi: sigurojnë funksionimin bazë të faqes, si për shembull kujtesa e përmbajtjeve të listës suaj të dëshirave;
- Performanca: matin performancën e faqeve tona për të mundësuar përmirësimin teknik dhe të dizajnit;
- Reklamimi: matin efikasitetin e reklamave tona dhe për të projektuar reklamat dhe promocionet;
- Ndarja me rrjetet sociale: mundësojnë ndarjen e funksionimit të faqes për rrjetet sociale; dhe
- Mediat sociale: gjurmojnë mediat sociale dhe sjelljen në shfletimin tjetër në internet.
Më poshtë jepet një listë e skedarëve gjurmues të përdorur në husqvarna.com
Skedari gjurmues
|
Emri i skedarit gjurmues
|
Kohëzgjatja
|
Kategoria
|
Qëllimi
|
ASP.NET
|
ASP.NET_SessionId
|
Seanca
|
Funksionimi
|
Ky skedar gjurmues vendoset nga sistemi ynë i menaxhimit të përmbajtjes, pas mbërritjes në faqen e internetit husqvarna.com. Përdoret për të identifikuar seancën ASP.NET të një përdoruesi (ASP.NET është një kuadër aplikacioni për ueb i zhvilluar fillimisht nga Microsoft) dhe nuk përdoret nga "Husqvarna" për asnjë qëllim tjetër.
|
Gjuha
|
hsqglobal#lang
|
Seanca
|
Funksionimi
|
Sistemi ynë i menaxhimit të përmbajtjes përdor një skedar gjurmues për të ruajtur gjuhën e kontekstit. Gjuha e zgjedhur caktohet si gjuha e kontekstit dhe krijohet një skedar gjurmues për ta ruajtur atë gjuhë, kështu që nuk është e nevojshme që lidhjet në faqet e tjera të faqes së internetit të tregojnë gjuhën.
|
Sitecore
|
SC_ANALYTICS_GLOBAL_COOKIE
|
10 vjet
|
Funksionimi
|
Ky skedar gjurmues vendoset nga sistemi ynë i menaxhimit të përmbajtjes për të identifikuar vizitat e përsëritura nga një përdorues i vetëm.
|
Pranimi i skedarëve gjurmues
|
Husqvarna
|
1 muaj
|
Funksionimi
|
Ky skedar gjurmues ruan një mesazh që na bën të ditur se përdoruesi ka klikuar njoftimin për skedarët gjurmues, që tregon pranimin e tij për përdorimin e skedarëve gjurmues në faqen e internetit.
|
Lista e dëshirave
|
WishlistUsers
|
1 muaj
|
Funksionimi
|
Ky skedar gjurmues përdoret në faqen e internetit për të kujtuar produktet e vendosura te lista e dëshirave midis seancave të veçanta.
|
|
Google Analytics
|
_ga
|
2 vjet
|
Performanca
|
Këta skedarë gjurmues vijnë nga "Google Analytics" që ne e përdorim për të analizuar dhe përmirësuar performancën e faqes sonë të internetit. Nuk ruhet asnjë informacion sensitiv apo informacion që identifikon personin.
Për të mësuar se si t'i refuzoni ose t'i fshini skedarët gjurmues të Google, klikoni këtu.
|
|
_gid
|
1 ditë
|
|
_gat
|
1 minutë
|
|
Facebook
|
_fbp, _fbc
|
90 ditë
|
Mediat sociale
|
Jep informacion mbi efikasitetin e reklamave tona në "Facebook" dhe na mundëson të projektojmë fushatat tona të reklamave për përdoruesit që ndërveprojnë me faqet tona të internetit dhe për përdoruesit me profile ose interesa të ngjashme. Kodi bazë piksel gjurmon aktivitetin në faqen tonë të internetit (duke mbledhur informacion të tillë si adresa IP, të dhënat e shfletuesit të internetit, vendndodhja e faqes, ID e pikselit dhe informacion për çdo buton të shtypur gjatë vizitës në faqet tona), duke siguruar një bazë referimi për analizimin e ngjarjeve specifike. Duke analizuar ngjarjet, ne kemi mundësi të regjistrojmë trafikun në faqen e internetit dhe t'i mundësojmë "Facebook" që ta përdorë atë si bazë për të krijuar audiencat në "Facebook", të cilat mund t'i përdorim për qëllime targetimi. Shihni edhe dokumentin Politika për privatësinë e jashtme.
Për më shumë informacion rreth skedarëve gjurmues të "Facebook" klikoni këtu.
|
Më poshtë jepet një listë e skedarëve gjurmues të palëve të treta të përdorur në husqvarna.com
Skedari gjurmues
|
Emri i skedarit gjurmues
|
Kohëzgjatja
|
Kategoria
|
Qëllimi
|
Pinterest
|
_pinterest_cm
|
1 vit
|
Mediat sociale
|
Ne përdorim "Pinterest" për t'u mundësuar vizitorëve në faqen tonë të internetit të ndajnë foto me ndjekësit e tyre. Për më shumë informacion se çfarë të dhënash përmbajnë skedarët gjurmues të "Pinterest" klikoni këtu.
|
DoubleClick
|
IDE
DSID
|
390 ditë
|
Reklamimi
|
Këta skedarë gjurmues përdoren për të ofruar reklamat tona në internet në sajte të tjera Disa prej faqeve tona të internetit mund të përmbajnë figura elektronike, të cilat na ndihmojnë të shikojmë se si përdoruesit bashkëveprojnë në këto faqe. Gjithashtu, ato mund t'i sigurojnë informacione "DoubleClick" për bashkëveprimin.
Për më shumë informacion rreth "Google Partners" klikoni këtu.
|
"Husqvarna" përdor edhe skedarë gjurmues të "Google Analytics" për t'u lejuar të identifikojnë informacione të caktuara demografike për qëllime marketingu. Përdoruesit, të cilët marrin informacion të përzgjedhur nga furnizuesi për t'i ndihmuar të përqendrohen në mënyrë me efikase në veprimtaritë e tregut, mbeten anonimë në "Husqvarna". ID e klientit identifikon në mënyrë anonime vizitorët midis disa seancave dhe ruhet për 26 muaj përpara se të fshihet.
Nëse nuk dëshironi të pranoni përdorimin e skedarëve gjurmues të "Husqvarna", shumica e shfletuesve ju lejojnë ta konfiguroni shfletuesin duke i modifikuar cilësimet për të mos pranuar skedarë të tillë. Megjithatë, kjo mund të kufizojë funksionimin e faqes dhe përftimet tuaja prej saj.
Ky tekst është përditësuar për herë të fundit më 25 maj 2018.