Rregullorja e privatësisë

"Husqvarna" e vlerëson interesin tuaj për kompaninë dhe produktet e saj. Ju inkurajojmë së tepërmi ta lexoni me kujdes këtë rregullore privatësie përpara se të përdorni faqen e internetit dhe çdo nënfaqe të saj (të gjitha së bashku këtu "faqja"). Kjo rregullore privatësie përcakton llojin e informacionit që grumbullon "Husqvarna AB (publ)/GARDENA GmbH" ose kompanitë e grupit, degët apo filialet e saj (të gjitha së bashku këtu "HUSQVARNA") ose palët e treta për llogari të "HUSQVARNA" nga kjo faqe dhe masat që duhen marrë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Nëse nuk e pranoni rregulloren e fshehtësisë, nuk ju lejohet ta përdorni faqen. Rregullorja e privatësisë mund të ndryshojë herë pas here, ndaj kontrollojeni rregullisht.

Të përgjithshme

Vini re se për të marrë pjesë në disa prej funksioneve dhe aktiviteteve tona dhe për të pasur mundësi përdorimi të disa prej produkteve ose shërbimeve tona, në disa pjesë të faqes do t'ju duhet të jepni informacion që t'ju identifikojë, si p.sh. adresën e emailit, emrin, adresën postare, numrin e telefonit dhe numrin e sigurimit shoqëror ("të dhënat personale"). Për rrjedhojë, duhet të kuptoni plotësisht dhe të miratoni në mënyrë të qartë grumbullimin, përdorimin dhe transferimin e të dhënave të tilla personale te kushtet e paraqitura në rregulloren e privatësisë.

Grumbullimi dhe përdorimi i të dhënave personale dhe i informacioneve të tjera të përdoruesit.

Informacioni që i dorëzoni "HUSQVARNA" mbrohet nga ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Të dhënat personale regjistrohen dhe administrohen nga "HUSQVARNA" dhe përdoren për të ndihmuar në përdorimin e produkteve dhe/ose të shërbimeve tona në internet. Nëse na jepni të dhëna të mëtejshme personale për të marrë në këmbim informacion nga ne – për shembull broshura, katalogë – ne e grumbullojmë dhe e ruajmë atë informacion. Ai informacion na mundëson të përmbushim kërkesat tuaja për informacione. Informacioni do të ruhet në një ambient mjaft të sigurt dhe të mbrojtur, për sa kohë që "HUSQVARNA" beson se do të përmirësojë komunikimin me ju. Nëse dëshironi të hiqni disa ose të gjitha të dhënat tuaja nga regjistri ynë, kontaktoni me "Husqvarna" [country] në [e-mail address] ose në adresën tonë postare [postal address].

"HUSQVARNA" mund të kërkojë prej jush informacion shtesë të padetyrueshëm për të përmirësuar njohjen e klientëve nga ana e saj, për të kryer marketing të drejtpërdrejtë ose për t'ju ftuar në konkurse. Jeni të lirë t'u përgjigjeni kërkesave të tilla për informacion të mëtejshëm.

"HUSQVARNA" grumbullon gjithashtu të dhëna jopersonale në lidhje me përdorimin e faqes sonë. Ky informacion mblidhet sipas kritereve të përgjithshme bazë dhe përdoret vetëm për qëllime të brendshme për të na ndihmuar të përmirësojmë përvojën tuaj në internet dhe për t'ju lehtësuar vizitën në faqe. "HUSQVARNA" mund ta lidhë këtë informacion me të dhënat personale të përdoruesit për të përcaktuar se cilët përdorues hyjnë në cilat materiale, gjë që na lejon të përmirësojmë faqen.

"HUSQVARNA" qëllimisht nuk grumbullon të dhëna personale nga fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe nuk i ka këta persona si grup synimi për faqen e saj. U këshillojmë prindërve dhe kujdestarëve të kenë një interesim aktiv për veprimtaritë dhe interesat e fëmijëve në internet.

Transferimi i të dhënave personale

"HUSQVARNA" nuk ia transferon (përveçse për qëllime ridrejtimi) të dhënat personale që jepni në faqe asnjë pale të tretë, përveçse: a) me miratimin tuaj; b) kur mund të kërkohet nga ligji ose vendimi i gjykatës; c) për të mbrojtur të drejtat ose pronësinë e "HUSQVARNA"; d) për të mbrojtur sigurinë personale të përdoruesve të faqes; e) të personave ose kompanive me të cilat "HUSQVARNA" ka kontrata për të kryer veprimet e brendshme të faqes ose të biznesit tonë; ose f) kur kemi arsye të besojmë se janë objekt i ligjit, skeme detyruese ose kontrate, që përcakton parimet për administrimin e drejtë dhe nivelin e duhur të mbrojtjes së të dhënave personale. "HUSQVARNA", sipas gjykimit të kompanisë, rezervon të drejtën për të kontaktuar me autoritetin e duhur nëse vë re veprimtari që mund të jenë të paligjshme ose që shkelin kushtet e përdorimit të "HUSQVARNA".

Skedarë gjurmues

  1. Faqja mund të përdorë një teknologji të quajtur "skedarë gjurmues". Skedarët gjurmues janë skedarë të vegjël me tekst, të cilët përmbajnë informacion që ruhet në kompjuterin tuaj nga faqja e internetit që keni vizituar. Ata përdoren për të ndihmuar funksionet e mëtejshme të faqes dhe për të na ndihmuar të analizojmë përdorimin e faqes. Ka dy lloje skedarësh gjurmues: Njëri lloj përdoret për "të mbajtur mend" informacione, si p.sh. emrin dhe fjalëkalimin tuaj, dhe ruhet në kompjuterin tuaj për sa kohë që vendosni të mos "dilni" nga ky shërbim pajtimi. Nëse nuk e përdorni funksionin "Mos më kërko emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin në të ardhmen", skedarë të tillë gjurmues nuk ruhen kurrë në kompjuterin tuaj.
  2. Lloji tjetër është një skedar i ashtuquajtur i përkohshëm. Përdoret për të gjurmuar, për shembull, se cilën gjuhë keni zgjedhur në faqen e internetit. Gjatë kohës që vizitoni një faqe, skedarë të tillë gjurmues ruhen përkohësisht në kujtesën e kompjuterit tuaj. Një skedar i përkohshëm gjurmues nuk ruhet për kohë të gjatë në kompjuter tuaj dhe zakonisht zhduket kur mbyllni shfletuesin e internetit. Me përdorimin e skedarëve të tillë gjurmues, "HUSQVARNA" shpreson të orientojë më mirë vizitorët tanë drejt informacionit përkatës.
Nëse nuk dëshironi të pranoni përdorimin e skedarëve gjurmues të "HUSQVARNA", shumica e shfletuesve ju lejojnë ta konfiguroni shfletuesin duke i modifikuar cilësimet për të mos pranuar skedarë të tillë. Megjithatë, kjo mund të kufizojë funksionimin e faqes dhe përftimet tuaja prej saj.
Lexoni më shumë rreth skedarëve gjurmues në faqen husqvarna.com

Cilësia

"HUSQVARNA" merr përsipër të marrë hapa të arsyeshëm për të siguruar se të dhënat personale që grumbullojmë prej jush të jenë të sakta, të plota dhe të përditësuara. Megjithatë, ju jeni të detyruar të jepni vetëm të dhëna personale që të jenë të sakta, të plota dhe të përditësuara në momentin e grumbullimit. Nëse më vonë vërtetoni se të dhënat personale të mbajtura nga ne nuk janë të sakta, të plota dhe të përditësuara, atëherë menjëherë pas njoftimit tuaj me shkrim do të marrim masa të arsyeshme për t'i korrigjuar. Ju keni gjithashtu të drejtë të merrni informacion rreth të dhënave personale që "HUSQVARNA" ka grumbulluar prej jush. Nëse dëshironi të merrni një informacion të këtij lloji, na dërgoni një kërkesë të nënshkruar me postë.

Siguria

Ndonëse "HUSQVARNA" nuk garanton dot se nuk do të ketë kurrë hyrje të paautorizuar, mund të jeni të sigurt se "HUSQVARNA" tregon mjaft kujdes në ruajtjen e sigurisë të të dhënave tuaja personale dhe në parandalimin e hyrjes së paautorizuar nëpërmjet përdorimit të teknologjive dhe procedurave të përshtatshme të brendshme.

Faqe të tjera interneti

Kjo faqe mund të përmbajë lidhje për në faqe të palëve të treta. "HUSQVARNA" nuk ushtron kontroll dhe nuk është përgjegjëse për përmbajtjet ose praktikat e privatësisë të faqeve të internetit të palëve të treta që mund të lidhen nga faqja. Faqe të tilla interneti mund të vendosin skedarët e tyre gjurmues në kompjuterin tuaj dhe/ose kanë mënyra të ndryshme të grumbullimit dhe të administrimit të të dhënave personale. Ju inkurajojmë të familjarizoheni me praktikat e privatësisë të faqeve të tilla të internetit të palëve të treta, përpara se ti përdorni.

Ndryshimet

"HUSQVARNA" ruan të drejtën, me liri të plotë veprimi, të ndryshojë, modifikojë, shtojë ose heqë çdo pjesë të kësaj rregulloreje të privatësisë në tërësi ose në pjesë, në çdo çast dhe pa dhënë njoftim paraprak. Ndryshimet në këtë rregullore privatësie do të hyjnë në fuqi kur të shpallen në faqe. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i faqes pas shpalljes së çdo ndryshimi të kësaj rregulloreje privatësie, do të merret si pranim i këtyre ndryshimeve.

Kjo rregullore privatësie është përditësuar në 25 nëntor të vitit 2014.