Kushtet e përdorimit

"Husqvarna" e vlerëson interesin tuaj për kompaninë dhe produktet e saj. Përpara se të përdorni faqen, ne ju kërkojmë dhe ju inkurajojmë fuqimisht që të lexoni me kujdes këto kushte përdorimi. Me përdorimin e faqes, ju bini dakord t'u përmbaheni kushteve.

Të përgjithshme

Kjo faqe interneti, si dhe nënfaqet e saj (të gjitha së bashku këtu "Faqja") publikohen dhe administrohen nga "HUSQVARNA AB (publ)/GARDENA GmbH" ose kompanitë e grupit, degët ose filialet (të gjitha së bashku këtu "HUSQVARNA"). Përdorimi i faqes nga ana juaj i nënshtrohet një marrëveshjeje ligjore mes jush dhe "HUSQVARNA". Më poshtë mund të gjeni kushtet e marrëveshjes (këtu "kushtet"). Duke përdorur faqen, ju pranoni se keni lexuar, kuptuar dhe rënë dakord me kushtet dhe dokumentet përkatëse. Është e rëndësishme që t'i lexoni me kujdes. Nëse nuk jeni dakord me kushtet dhe të gjitha dokumentet përkatëse, nuk ju lejohet ta përdorni faqen.

Leja

Në varësi të kushteve të përcaktuara në këtë marrëveshje, "HUSQVARNA" ju jep një të drejtë joekskluzive, të patransferueshme e të kufizuar për të hyrë, përdorur dhe shfaqur këtë faqe dhe materialet e saj. Ju pranoni të mos e ndërprisni dhe të mos përpiqeni ta ndërprisni kurrsesi funksionimin e faqes.

"HUSQVARNA" ju autorizon të shikoni dhe shkarkoni të dhënat ("materialet") e faqes vetëm për përdorimin tuaj personal dhe jotregtar, nëse nuk përcaktohet shprehimisht ndryshe te Husqvarna Social Media Newsroom (zyra e shtypit e "Husqvarna" për mediat sociale) . Ky autorizim nuk është transferim titulli i materialeve apo i kopjeve të tyre dhe u nënshtrohet kufizimeve të mëposhtme: 1) ju duhet të mbani, në të gjitha kopjet e materialeve të shkarkuara, të gjitha të drejtat e autorit dhe njoftime të tjera zotëruese të përfshira te materialet; 2) nuk ju lejohet t'i ndryshoni në asnjë mënyrë materialet, as t'i riprodhoni, shfaqni publikisht, interpretoni, shpërndani apo përndryshe t'i përdorni ose transmetoni për arsye publike apo tregtare; dhe 3) ju nuk duhet t'ua kaloni materialet të tjerëve, nëse nuk i njoftoni dhe nuk pranojnë detyrimet që rrjedhin sipas këtyre kushteve. Ju pranoni të veproni në përputhje me të gjitha kufizimet e tjera të shfaqura në faqe, pasi mund të përditësohen herë pas here.

Garancitë e përdoruesit

Ju deklaroni dhe garantoni se do ta përdorni faqen në përputhje me këto kushte, duke përfshirë ligjet dhe dispozitat sipas kësaj marrëveshjeje, dhe se pajtoheni me të gjitha rregulloret e rregullat ekzistuese dhe të ardhshme të faqes. Ju bini dakord të mos e përdorni faqen për: a) të përhapur reklamim të padëshiruar apo komunikime të pakërkuara nga marrësit; b) t'u hequr si "HUSQVARNA" ose si dikush tjetër apo të lejoni një palë të tretë të hiqet si ju; c) të falsifikuar ballinat e mesazheve apo manipuluar identifikuesit në forma të tjera me qëllim fshehjen e origjinës së përmbajtjes të transmetuar përmes faqes; d) të shtrembëruar njohjen tuaj me një person ose etnitet; e) të vepruar në mënyrë që cenon mundësinë e përdoruesve të tjetër për të përdorur faqen; f) t'u angazhuar në veprimtari që mund të shkelin ligjet në fuqi; g) të postuar ose transmetuar materiale që shkelin ose dhunojnë në çfarëdo forme të drejtat e të tjerëve ose që janë të paligjshme, abuzive, shpifëse, vulgare ose ndryshe të pakëndshme apo që përmbajnë reklama ose kërkesa në lidhje me produktet apo shërbimet; ose h) të grumbulluar apo ruajtur të dhëna personale të përdoruesve të tjerë nëse nuk jeni autorizuar konkretisht ndryshe nga këta përdorues.

Privatësia

Informacion rreth praktikave të privatësisë të "HUSQVARNA" dhe të grumbullim-përpunimit të të dhënave personale mund të gjeni në adresën Privacy Policy (Rregullorja e privatësisë) të "HUSQVARNA". Ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren në përputhje me rregulloren e privatësisë së "HUSQVARNA".

Ndryshimet

"HUSQVARNA" ruan të drejtën, me liri të plotë veprimi, të ndryshojë, modifikojë, shtojë ose heqë çdo pjesë të kësaj marrëveshjeje në tërësi ose në pjesë, në çdo moment dhe pa dhënë njoftim paraprak. Ndryshimet në këtë marrëveshje hyjnë në fuqi kur të botohen në faqe. Përdorimi i vazhdueshëm i faqes nga ana juaj pas shpalljes së çdo ndryshimi të kësaj marrëveshjeje, konsiderohet si pranim i këtyre ndryshimeve.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Ju pranoni dhe bini dakord se të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale (duke përfshirë, pa u kufizuar vetëm në to, të drejtën e autorit, patentat, njohurinë teknike, informacionin konfidencial, të drejtat e databazës dhe të drejtat e markave tregtare dhe disenjimet, qofshin ato të regjistruara ose jo) në faqe janë të autorizuara nga "HUSQVARNA" ose licencuesit e saj. I gjithë mirëbesimi dhe të drejtat e pronësisë intelektuale të burojnë nga përdorimi i këtyre të drejtave të pronësisë intelektuale që i takojnë "HUSQVARNA" do të jenë në përfitim të "HUSQVARNA".

Kjo faqe, duke përfshirë të gjitha materialet, mban të drejtë autori dhe mbrohet nga ligjet dhe dispozitat mbarëbotërore për të drejtën e autorit. Ju bini dakord të pajtoheni me të gjitha ligjet e së drejtës të autorit në mbarë botën për përdorimin e kësaj faqeje, duke përfshirë të gjitha materialet, dhe për të parandaluar kopje të paautorizuara të materialeve. "HUSQVARNA" nuk ju garanton asnjë të drejtë të shprehur apo të nënkuptuar sipas patentave, disenjimeve, markave tregtare, të drejtave të autorit ose legjislacionit për sekretin tregtar.

Ju pranoni dhe bini dakord se nuk keni të drejtë dhe asgjë në këto kushte nuk jua jep të drejtën të përdorni markat tregtare, emërtimet tregtare, markat e shërbimeve, stemat, emrat e domeneve ose veçori të tjera dalluese të markës "HUSQVARNA" përveçse sa përcaktohet shprehimisht në listën e markave tregtare të "HUSQVARNA".

Vini re se çdo informacion, sugjerim, ide ose paraqitje të dhënash do të konsiderohen si jokonfidenciale dhe të papatentuara. Me dërgimin e cilido informacioni ose materiali, me përjashtim të deklaratës së informacionit të patentës siç përshkruhet në rregulloren e "Husqvarna" mbi marrjen parasysh të ideve të dhëna, ju i jepni "HUSQVARNA" leje të pakufizuar, pa të drejtë autori, të pakthyeshme dhe mbarëbotërore për t'i përdorur, riprodhuar, shfaqur, interpretuar, modifikuar, transmetuar dhe shpërndarë këto materiale ose informacione, dhe ju bini gjithashtu dakord që "HUSQVARNA" ka lirinë të përdorë cilëndo ide, koncept, njohuri teknike apo teknik që na dërgoni, për çfarëdo qëllimi. Për më shumë informacion, shihni rregulloren e "Husqvarna" mbi marrjen parasysh të ideve të dhëna.

Programi

Çdo program që mund të ofrohet për shkarkim nga kjo faqe interneti (këtu "programi") është vepër me të drejtë autori e "HUSQVARNA" dhe/ose e furnizuesve të saj.

Përdorimi i programit rregullohet nga kushtet e lejes për përdoruesit fundorë, nëse ka, e cila shoqërohet ose përfshihet në program (këtu "leja e përdorimit"). Përveç rasteve kur rrjedh nga leja e përdorimit, programi vihet në dispozicion për shkarkim vetëm për përdorim nga përdoruesit fundorë. Çdo riprodhim ose rishpërndarje e programit që nuk është në përputhje me lejen e përdorimit mund të sjellë dënime civile ose penale.

PA U KUFIZUAR NGA SA MË SIPËR, NDALOHET SHPREHIMISHT KOPJIMI OSE RIPRODHIMI I PROGRAMIT PËR NDONJË SERVER OSE VENDNDODHJE TJETËR PËR RIPRODHIM OSE RISHPËRNDARJE TË MËTEJSHME.

PROGRAMI GARANTOHET, NËSE ËSHTË E MUNDUR, VETËM NË PËRPUTHJE ME KUSHTET E LEJES SË PËRDORIMIT. PËRVEÇ ÇFARË GARANTOHET NË MARRËVESHJEN E LICENCËS, "HUSQVARNA" ME ANË TË KËTIJ DOKUMENTI MOHON TË GJITHA GARANCITË DHE KUSHTET NË LIDHJE ME PROGRAMIN, DUKE PËRFSHIRË TË GJITHA GARANCITË E NËNKUPTUARA DHE KUSHTET E TREGTUESHMËRISË, PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR DHE TË MOSSHKELJES.

Faqe të tjera interneti

Për lehtësinë tuaj, faqja mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të internetit nën pronësi, publikim dhe mirëmbajtje të palëve të treta. "HUSQVARNA" as nuk merr përsipër të monitorojë, as të shqyrtojë përmbajtje të tilla faqesh të palëve të treta, dhe as nuk është përgjegjëse për saktësinë apo besueshmërinë e faqeve të tilla të palëve të treta.

Lidhje të jashtme drejt faqes

Të gjitha lidhjet e faqes duhet të miratohen me shkrim "HUSQVARNA", me përjashtim të rastit kur "HUSQVARNA" miraton lidhje në të cilat: I. lidhja është thjesht në formë teksti që përmban vetëm emrin "HUSQVARNA" dhe nuk përmban asnjë markë tregtare të rezervuar të "HUSQVARNA" ose të licencuesit të saj; II. lidhja "të çon" vetëm në adresën www.husqvarna.com dhe jo në faqe të tjera; III. lidhja, kur aktivizohet nga një përdorues, e shfaq faqen në ekran të plotë në një shfletues plotësisht të përdorshëm dhe në një dritare të shfletueshme dhe jo brenda një "kornize" në faqen e lidhur; dhe IV. pamja, pozicioni dhe aspekte të tjera të lidhjes nuk krijojnë përshtypjen e gabuar se një subjekt, aktivitet ose produktet e tij lidhen ose sponsorizohen nga "HUSQVARNA", as të mos jenë të atilla që të dëmtojë ose zbehin emrin e mirë dhe markat tregtare të "HUSQVARNA" ose filialeve të saj. "HUSQVARNA" ruan të drejtën e tërheqjes së këtij miratimi të lidhjes në çdo çast, sipas dëshirës.

Përjashtimi i garancive të nënkuptuara

Ndonëse jemi kujdesur të sigurojmë saktësinë e informacionit të kësaj faqeje dhe ofrimin e vazhdueshëm të faqes, "HUSQVARNA" nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi. MATERIALET MUND TË PËRMBAJNË PASAKTËSI DHE GABIME TIPOGRAFIKE. "HUSQVARNA" NUK GARANTON SAKTËSINË OSE TËRËSINË E MATERIALEVE APO BESUESHMËRINË E KËSHILLAVE, OPINIONEVE, POHIMEVE APO INFORMACIONEVE TË TJERA TË SHFAQURA OSE TË SHPËRNDARA NËPËRMJET FAQES. JU PRANONI SE MBËSHTETJA MBI OPINIONE, KËSHILLA, POHIME, MEMORANDUME OSE INFORMACIONE TË TILLA, ËSHTË VETËM ME RREZIKUN TUAJ. E GJITHË PËRMBAJTJA JEPET "SIÇ ËSHTË" DHE "SIÇ OFROHET". "HUSQVARNA" MOHON SHPREHIMISHT DEKLARIMET APO GARANCITË E ÇDO LLOJI, TË SHPREHURA OSE TË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË GARANCITË E PAKUFIZUARA TË TREGTUESHMËRISË OSE TË PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, MOSSHKELJEN OSE PËR SA I PËRKET FUNKSIONIMIT TË KËSAJ FAQEJE OSE TË PËRMBAJTJES. "HUSQVARNA" AS NUK GARANTON DHE AS NUK BËN DEKLARIME PËR SA I PËRKET SIGURISË SË KËSAJ FAQEJE INTERNETI. JU PRANONI SE INFORMACIONET E DËRGUARA MUND TË PËRGJOHEN. "HUSQVARNA" NUK GARANTON SE FAQJA E INTERNETIT OSE SERVERËT QË E BËJNË TË MUNDUR KËTË FAQE OSE KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE TË DËRGUARA NGA "HUSQVARNA" NUK KANË VIRUSE APO ELEMENTE TË TJERA TË DËMSHME. TË GJITHA KËTO DEKLARIME, GARANCI DHE KUSHTE PËRJASHTOHEN, ME PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR LIGJI NDALON PËRJASHTIMIN E TYRE. KY PËRJASHTIM I GARANCIVE TË NËNKUPTUARA ZBATOHET EDHE NË LIDHJE ME FAQET E PALËVE TË TRETA.

Informacioni që publikohet në faqe mund të përmbajë referenca të jashtme ose të brendshme për produktet, shërbimet etj. të "HUSQVARNA", të cilat nuk janë shpallur apo nuk ofrohen në vendin tuaj. Saktësia e një informacioni të tillë nuk mund të garantohet, sidomos për shkak se ky informacion u nënshtrohet ndryshimeve, kërkesave të caktuara ose disponueshmërisë dhe referenca të tilla nuk nënkuptojnë se "HUSQVARNA" ka si qëllim të prezantojë produkte apo shërbime të tilla në vendin tuaj. Kontaktoni me shitësin tuaj vendor për detaje të plota në lidhje me produktet, shërbimet etj. që mund të jenë të disponueshme për ju dhe për porosi. "HUSQVARNA" rezervon të drejtën, me liri të plotë veprimi, të ndryshojë, modifikojë, shtojë/heqë çdo produkt, shërbim etj. në çdo çast dhe pa dhënë njoftim paraprak.

Kufizimi i përgjegjësisë

"HUSQVARNA" NUK ËSHTË NË ASNJË RAST PËRGJEGJËSE PËR DËMTIME TË DREJTPËRDREJTA, TË TËRTHORTA, VIJUESE, NDËSHKUESE, TË POSAÇME OSE AKSIDENTALE (DUKE PËRFSHIRË, PA KUFIZIME, DËMTIME PËR HUMBJEN E BIZNESIT, KONTRATËS, TË ARDHURAVE, TË DHËNAVE, INFORMACIONIT OSE NDËRPRERJEN E BIZNESIT) SI PASOJË APO NË LIDHJE ME PËRDORIMIN OSE PAMUNDËSINË E PËRDORIMIT TË KËSAJ FAQEJE OSE TË PËRMBAJTJES, OSE PREJ APO NË LIDHJE KËTO TERMA, EDHE NËSE "HUSQVARNA" ËSHTË KËSHILLUAR PËR MUNDËSINË E DËMTIMEVE TË TILLA. PËRVEÇ KUSHTEVE TË PËRCAKTUARA KËTU, "HUSQVARNA" NUK DO TË JETË PËRGJEGJËSE NË ASNJË RAST PËR GABIME, PASAKTËSI, MANGËSI APO DEFEKTE TË TJERA, APO VONESA A PAVËRTETËSI TË CILIDO INFORMACIONI TË PËRMBAJTUR NË KËTË FAQE. KY KUFIZIM PËRGJEGJËSIE ZBATOHET EDHE NË LIDHJE ME FAQET E PALËVE TË TRETA.

Deklaratë juridiksioni

Kjo faqe kontrollohet, përdoret dhe administrohet nga "HUSQVARNA" nga zyrat e saj në Suedi. "HUSQVARNA" nuk bën deklarime se materialet në këtë faqe janë të përshtatshme ose të disponueshme për përdorim në vende të tjera jashtë Suedisë. Ndalohet hapja e faqes nga territore ku përmbajtjet e saj janë të paligjshme. Nëse e hapni këtë faqe në vende jashtë Suedisë, jeni përgjegjës për pajtimin me të gjitha ligjet vendore. Ligjet e Mbretërisë së Suedisë rregullojë këtë marrëveshje pa ndikuar në dispozitat e saj për përplasjen e ligjeve. Gjykata e qarkut të Stokholmit do të ketë juridiksion ekskluziv në shkallë të parë për çdo mosmarrëveshje që lind nga kjo marrëveshje.

Përditësimi i fundit është kryer së fundmi më 3.3.2011.